", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Tmerrohen pasagjerët motori i avionit shkatërrohet në fluturim

Pasagjerët e një aeroplani janë tmerruar gjatë një fluturimi nga Las Vegas në Florida pasi motori i mjetit fluturues është shkatërruar në mes të ajrit.

Në pamjet e publikuara duket sikur një pjesë e motorit të aeroplanit po bie gjatë fluturimit.

Në videot shihet që shtresa mbrojtëse e motorit është prishur, duke  ekspozuar mekanizmin e brendshëm.

"Motori u shqye gjatë ngritjes,"-thonë pasagjerët në Tëitter. "Njerëzit filluan të ulërisnin."

Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt dhe nuk kishte të lënduar, sipas linjës ajrore.