Rikthehen shirat, priten reshje të dendura

Sot pasdite  dhe nesër priten reshje në të gjithë vendin, njofton IGJEUM. Nesër  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 14 °C
në vendet e ulëta: 3 / 12 °C
në vendet malore: -2 / 5 °C

Sot pasdite dhe nesër , era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Meteolb vëren se  moti i kthjellët dhe vranësirat e herëpashershme do të vijojnë deri në fundjavë, ku pritet shtim i vranësirave të shoqëruara me reshje në të gjithë vendin, më të dendura në zonat veriore.  Temperaturat e ajrit do të luhaten nga -4 deri 18 gradë. Fundjava paraqitet e ngrohtë dhe e lagësht./Thethi në foto nga Atsh.