Boca Juniors niset për në Madrid, tifozët e përcjellin me entuziazëm

Në prag të zhvillimit të Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, që do të luhet më 9 dhjetor në orën 20:30 në stadiumin “Santiago Bernabeu” një numër i madh tifozësh të Boca po bëhen gati të nisen për Madrid.

Prej dhunës së datës 24 nëntor, ku lojtarët e Boca Juniors pësuan dëmtime nga xhami dhe nga dritaret e thyera pasi autobusi i tyre u godit nga tifozët e River Plate, finalja u postua për në kryeqytetin spanjoll.

Megjithatë ajo dhunë tashmë është harruar dhe superclasico po afron teksa kanë ngelur dhe 4 ditë nga zhvillimi saj.