Aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar 63-vjeçarin Sotir Nikolla, nga Elbasani, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S.Sh, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen V.Sh, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.