Termet 7.6 ballë, alarm për cunam

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë ka goditur brigjet e territorit francez të Kaledonisë së Re në Paqësorin e Jugut në një thellësi të cekët.

Tërmeti goditi 168.2 km nga qyteti i vogël i Tadinit në Loyalty Islands, raportoi United States Geological Survey (USGS).

Thellësia e tërmetit është vetëm 10 km, që do të thotë se është e prirur të shkaktojë valë të rrezikshme cunami.

"Cunami që arrin 1-3 meta mbi nivelin e valës është i mundshëm përgjatë disa brigjeve të Kaledonisë së Re dhe Vanuatit,"-paralajmëroi Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Alarmi është shtrirë edhe në Fixhi, ku valët e cunamit arrijnë deri në 1 metra.

Autoritetet paralajmëruan për cunami në të gjithë Kaledoninë e Re, duke urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të njerëzve.