FOTO/ Kavalla tronditet nga vrasja e 18-vjeçarit shqiptar në mes të qytetit

Vrasja e një 18-vjeçari natën vonë, në qëndër të Kavallës në Greqi ka tronditur banorët. Ai ishte qëlluar në shpinë dhe ishte lënë i vdekur në rrugë në lumë gjaku.

Incidenti tragjik ndodhi në rrugën Sokratus, pranë kryqëzimit me rrugën Ptolemeu, prapa tregut komunal.

Policia citoi qytetarët që kishin dëgjuar të shtënat dhe njerëzit që dolën për të parë se çfarë kishte ndodhur, derisa gjetën trupin e pajetë të të riut.

Djaloshi mbante në dorë një monedhë 50 euroshe dhe dyshimet janë se merrej me trafikun e drogës.

Policia ka gjetur gëzhojën e plumbit dhe ka arrestuar një banor të zonës, si të dyshuar për vrasjen e të riut shqiptar./ar.sh/SYRI.NET