Milan dhe Roma në sulm për yllin e Barçës

Mesfushori me tipare sulmuese Denis Suarez është në orbitën e ekipeve italiane Milan dhe Roma.

Suarez nuk po gjen aspak hapësirë që me blerjet e reja që Barcelona bëri gjatë kësaj vere. Kjo ka bërë që ai të shqyrtojë mundësinë e largimit për të luajtur tek një ekip tjetër.

Milan dhe Roma kanë shprehur interesim për mesfushorin. Duke njohur tiparet e tij ai mund të jetë një zgjidhje e mirë për të dy ekipet.

Edhe Barcelona duke e gatshme për të negociuar. Marrëveshja mund të finalizohet që në janar.