Vrasja e studentit, Roma akuzon 5 policë

Një prokuror publik në Romë ka vendosur pesë zyrtarë të sigurisë egjiptiane nën hetim për zhdukjen e një studenti pasuniversitar italian.

Giulio Regeni, i cili po studionte në Universitetin e Kembrixhit, po bënte kërkime për doktoraturën e tij në Kajro kur u zhduk në janar 2016.

Trupi i tij i gjymtuar u zbulua nëntë ditë më vonë në periferi të qytetit.

Tema që ai po shqyrtonte - sindikatat e pavarura - është politikisht e diskutueshme në Egjipt.