VIDEO/ Dalin pamjet, si u grabit dyqani në tregun ushqimor

Këto janë pamjet e grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në një dyqan pranë Tregut Ushqimor në Tiranë.

Në video duken tre të rinj teksa hyjnë në dyqan, dy prej tyre mbajnë të shtrirë në tokë tregtarin ndërsa i treti merr paratë.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabiten nje tregtar mëngjesin e sotëm, në tregun pranë Qytetit të Nxënësve në Tiranë.

Grabitja ka ndodhur në dyqanin e Eduart Alushit.

Pamjet janë bërë publike nga Balkanweb.