‘Përmendet’ Liridon Latifi, shënon në Kupën e Hungarisë
Liridon Latifi ka gjetur rrugën e rrjetës në kupë ndaj Penygior, teksa skuadra e tij fitoi me rezultatin e thellë 0-6 në transfertë, duke ndihmuar kështu Puskas Akademi që të kualifikohet mes 16 më të mirave të Hungarisë.
Ish-lojtari i Skënderbeut shënoi golin e tretë në minutën e 78-të teksa u aktivizua nga trajneri si titullar.
Edhe pse roli i tij natyral është mesfushor krahu ofensiv, Latifi u aktivizua si sulmues i mirëfilltë në këtë sfidë.
Për sa i përket aktivizimit në kampionat, ka qenë me “pikatore”. Në 5 ndeshjet e fundit futbollisti i Kombëtares shqiptare është aktivizuar vetëm 84 minuta.