Gjendet ‘hileja’ për bastet, ja ku transferohet aktiviteti

Ditët e para të muajit dhjetor janë shoqëruar edhe me mbylljen në masë të pikave të basteve sportive në vendin tonë.

Të paktën 50% e pikave kanë mbyllur qepenat dhe dyert, duke transferuar bazën materiale drejt qendrës, ndërkohë që jashtë kamerave të TCH, menaxherët pohojnë se do të zhvendosin aktivitetin në Kosovë dhe Maqedoni, ku ligji i lejon.

Nga ana tjetër, kazinotë janë duke vazhduar normalisht aktivitetin e tyre, duke shfrytëzuar kështu edhe javët e fundit për të punuar deri më 31 dhjetor.