Një VIDEO që nuk duhet humbur, Vera Ora kërcen nën ritmet e këngës së 'NRG Band'

Këngëtari i njohur Besnik Qaka me grupin e tij ‘NRG Band’ publikuan pak ditë më parë këngën e tyre më të re ‘Ani mori nuse’ e cila u pëlqye shumë nga publiku dhe në pak kohë ka marrë me mijëra klikime.

 Siç dhe duket kënga është pritur mirë dhe pëlqyer nga Vera Ora e cila është mamaja e këngëtares me famë botërore Rita Ora.

Vera shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës ‘Ani mori nuse’ dhe këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari në Instastoryn e tij.