VIDEO/ FOTO/ Tension, fadromat nisin shembjen në Laprakë

Ka nisur prishj a banesave në zonen  e Laprakës që preken nga projekti qeveritar për unazen e re.

Banorëve të Laprakës u prishen pronat pa asnjë paralajmerim. Shtepitë e tyre janë të legalizuara, thuhet në një njoftim të opozitës

IKMT-ja ka nisur një front të ri shembjesh dhe dëbimi të banorëve: në Laprakë. Banorët kanë dalë përballë fadromave, ashtu siç kanë dalë po sot ata të Astirit dhe ata të Shkozës.

Në kuadrin e projektit të Unazës së Re, punimet janë shtrirë në Laprakë, aty ku banesat janë në proces legalizimi dhe banorët e irrituar po protestojnë ndaj padrejtësisë, sepse gjithçka po ndodh pa paralajmërim.