Kërcënon Papa, largohuni nga priftërimi nëse...

Papa Françesku ka folur në lidhje me librin e tij të ri që pritet të publikohet sëshpejti.

Ai ka thënë se në këtë libër flitet për sfidat që kalojnë sot murgeshat dhe priftërinjtë.

“Çështja e homoseksualizmit është shumë serioze. Personeli që i trajnon meshkujt për t’u bërë priftërinj duhet të sigurohet se kandidatët janë të pjekur emocionalisht dhe njerëzisht”, thotë ai.

Sipas Papës, e njëjta gjë duhet të zbatohet edhe për femrat që synojnë të bëhen murgesha.

Papa kërkon nga homoseksualët që tashmë janë në detyrën e priftërinjve që t’i shmangin kontaktet me gjininë e njëjtë, në të kundërtën të largohen nga shërbimi kishtar.

“Është më mirë të largohen, sesa të jetojnë jetë të dyfishtë”, thotë ai, shkruan “Reuters” ndër të tjera.