Refuzohet kërkesa për azil e ish-presidentit

García hyri në rezidencën e ambasadorit të uruguait në Lima më 17 nëntor, pasi u akuzua për marrje rryshfeti nga gjiganti i ndërtimit brazilian Odebrecht, të cilin ai e mohon.

Ai ka qenë duke qëndruar në ambasadë teksa uruguai ka qenë duke shqyrtuar kërkesën.

Uruguai tha se nuk kishte arsye për azil, pasi "tre degët e shtetit funksionojnë lirshëm" në Peru.

Njoftimi u bë nga presidenti i Uruguait, Tabar Vashquez, i cili hodhi poshtë argumentin e zotit García se ai ishte viktimë e persekutimit politik.

/A.P/Syri.net/