VIDEO/ Shpopullimi i Shqipërisë si gjenocid qeveritar

Kreu i grupit parlamentar ët LSI-së, Petrit Vasili e konsideron shpopullimin e Shqipërisë, si një gjenocid qeveritar.

Sipas Vasilit Shqipëria po shkretohet dhe po zbrazet tragjikisht nga njerëzit. Për Vasilin, drama me e madhe është që lindjet bien gjithnjë e më shumë e në mënyrë të pandalshme.

Sipas tij, Shqipëria po shkretohet nga njerëzit dhe kjo s’ka ndodhur as në ditët më të zeza.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Shpopullimi i Shqiperise si GENOCID QEVERITAR.

Shqiperia po shkretohet dhe po zbrazet tragjikisht nga njerezit.

Por drama me e madhe eshte qe lindjet bien gjithnje e me shume e ne menyre te pandalshme.

Shto ketu edhe qindra mijra te tjere qe ikin te lemerisur nga vendi ne emigracion.

Varferia nuk ndalet, papunesia thellohet dhe tragjedia e familjes shqiptare eshte perpara syve te te gjitheve.

Shqiperia po shkretohet nga njerezit dhe kjo ska ndodhur as ne ditet me te zeza.

Nje asgjesim i tille i popullsise eshte nje GENOCID QEVERITAR i vertete.

Ndiqeni vete miq videon dhe shifrat flasin vete per te ardhmen shume te erret te vendit.