Trump: Kina ka rënë dakord të zvogëlojë tarifat për importet e makinave të SHBA

Pekini do të "zvogëlojë dhe heqë" tarifat prej 40% që i vendosi makinave amerikane të importuara në Kinë, tha Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Kina nuk pranoi të konfirmojë njoftimin e Presidentit Trump, të cilin ai e bëri në Tëitter pa dhënë detaje.

Presidenti Trump dhe Xi Jinping kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në mosmarrëveshjen e hidhur.

Gjatë darkës në samitin e G20, ata ranë dakord të mos rrisnin tarifat për 90 ditë për të lejuar bisedimet.

/Syri.net/