Super-skandali/ Mjekët vjedhin të dhënat mjekësore të Alex Ferguson

Stafi i spitalit “Salford Royal” është duke u hetuar për vjedhjen e të dhënave mjekësore të ish-trajnerit legjendar të Manchester United, Aleks Ferguson, i cili u shtrua më 5 maj për shkak të një hemorragjie cerebrale.

Sipas “Sunday Times”, 2 mjekë, 1 konsulent i lartë dhe 2 infermierë i vodhën të dhënat mjekësore të Fergusonit, pavarësisht se nuk ishin përgjegjës për kujdesin e tij.

Ne mund të konfirmojmë se një numër personash të stafit të spitalit tonë janë subjekt i hetimeve në lidhje me shkelje të privatësisë së informacionit. Të gjithë pacientët tanë kanë të drejta. Informacioni i tyre duhet të ruhet në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme. Ne e marrim konfidencialitetin e pacientit me seriozitet, prandaj do të ndërmarrim veprimet e duhura për të siguruar që stafi të kuptojë seriozitetin e aksesit të paautorizuar”, u shpreh zyrtari që drejton spitalin “ Salford Royal”.