‘Pluralizmi kinez’/ Rama emëron Braçen e Sterkajn ‘opozitë’

Gjatë seancës së sotme parlamentare, përveç përplasjes mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj për çështjen e taksimit të pagave të ulëta, në mungesë të opozitës zyrtare është dëgjuar edhe një zë tjetër 'opozitar' brenda Rilindjes.

Ka qenë deputeti, Paulin Stërkaj, i cili kërkoi që qeveria të mos luajë me dy standarte për lojërat e fatit. Deputeti socialist i Shkodrës kërkoi, që lojërat e fatit të  të hiqeshin dhe nga hotelet me pesë yje, pasi sipas tij aktualisht kemi një ndarje të klasave, ku të varfërve iu hiqet një e drejtë, që qeveria ua ka dhënë vetëm të pasurve.

Por pas këtij shpërthimi të Stërkajt ka ndërhyrë kryeministri, Rama, i cili nuk e ka kursyer cinizmin, duke e inkurajuar deputetin e tij të vazhdojë të bëjë rolin e “opozitës”.

Replikat Stërkaj-Rama

Stërkaj: Nuk jam dakord as me ministrin dhe as me zotin Braçe. Nëse hiqet bixhozi duhet të hiqet nga të gjitha vendet, dhe nuk mund të lihet në hotele me pesë yje. Bixhozi do të ndante shtresat, të pasurit paskan të drejtë në hotelet me pesë yje, të varfrit nuk kanë.

Rama: Është shumë pozitive që ne bëjmë diskutime, bëjmë dhe rolin e opozitës.