VIDEO/ Pas policëve edhe zjarrfikësit i kthejnë shpinën qeverisë

Zjarrfikësit në Francë i kanë kthyer shpinën në shenjë proteste disa qeveritarëve.

Prej disa javësh Franca është përfshirë në protesta për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, pak ditë më parë policia u bashkua me protestuesit ndërsa zjarrfikësit këtë të shtunë i kthyen shpinën qeveritarëve, përfshirë këtu Gilles Bourdouleix, kryetar i Bashkisë Cholet.

Me sa raportohet nga mediat franceze në shënjestër të veprimit të tyre ishte veçanërisht, Patrice Braud. Qeveritarët janë befasuar duke mos ditur si të reagonin ndaj kësaj proteste.