Qeveria e heq logon e Skënderbeut, nga dokumentet zyrtare!

Duke filluar që nga dita e sotme të gjitha dokumentet zyrtare, nuk do të kenë më logon Kombëtare të vendosur një vit më parë në kuadër të ‘Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut’.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës së Shtetit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

‘Në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi para një viti vendimin nr. 12, që modelet e dokumenteve administrative të përmbanin Logon Kombëtare në kuadër të ‘Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut’ e detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare. Nga dita e sotme dokumentet zyrtare nuk do të kenë më këtë logo’, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Përgjithshme e Arkivës së Shtetit.