Shkarkohet trajneri pas barazimit në Southampton-Manchester United

Klubi i futbollit të Premierligës angleze, Southampton, ka shkarkuar trajnerin Mark Hughes.

Southamptoni barazoi 2-2 ndaj Manchester Unitedit të shtunën në kuadër të javës së 14-të në Premierligë.

Ish-trajneri i Manchester Cityt dhe Uellsit kishte një kontratë 3-vjeçare me Southamptonin.

Asistenti Kelvin Davis do ta marrë rolin e tij si trajner në ndeshjen ndaj Tottenhamit në mesjavë, derisa klubi të gjejë zëvendësuesin e tij.

Hughes është tani trajneri i vetëm në histori të Premierligës që shkarkohet dy herë brenda viti, para se të fillonte detyrën me Southamptonin, ai u shkarkua në janar nga Stoke City.

Southamptoni aktualisht është në vendin e 18-të me nëntë pikë.