Hahn fluturon sot drejt Kosovës, presion: Hiqini taksën Serbisë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të fluturojë sot drejt Kosovës. Ai  do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Qëllimi i vizitës është presioni ndaj Kosovës: Hiqeni taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe  përmirësoni marrëdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Hahn i bashkohet kështu thirrjeve të kryediplomates së BE, Federica Mogherinit.