VIDEO/ Kaos në sheshin Skëndërbej

Një situatë e pazakontë dhe kaotike është krijuar mbrëmjen e sotme në parkimin nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se makinat janë bllokuar prej rreth 40 minutash nën tokë, duke shkaktuar një kaos në lëvizjen e automjeteve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije, se në këtë parkim janë futur më shumë makina sesa kapaciteti i parkimit, duke shkaktuar këtë kaos, ndërsa nuk ka asnjë njeri që të normalizojë situatën.