VIDEO/ Roma dhe Inter ndajnë nga 1 pikë përmes spektaklit

Në “Olimpico” u luajt supersfida e javës së 14-të e Serie A mes Romës dhe Interit, shkruan Syri.net.

Të dy ekipet dhuruan spektakël, e kërkuan fitoren, por në fund u ndanë në barazim 2-2, duke marrë nga 1 pikë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Interit, me golin e shënuar nga Keita në minutën e 37-të.

Në fraksionin e dytë të lojës ndryshon rezultati. Under Cengiz me një gjuajtje të fortë nga distanca barazon shifrat, 1-1.

Por kapiteni Mauro Icardi me një gjuajtje me kokë nga goditja e këndit rikthen zikaltrit sërish në epërsi.

Nuk kanë fund golat dhe emocionet në këtë supersfidë. Në minutën e 73-të gjyqtari me ndihmën e VAR-it akordon penallti për verdhekuqtë.

Kolarov nga pika e bardhë mposht Handanovic, duke barazuar 2-2.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon më. Roma ngjitet në vendin e 7-të, ndërsa Interi në të dytin, por me pikë të barabarta me Napolin.