Icardi rikthen Interin në epërsi ndaj Romës
Në “Olimpico” po luhet supersfida e javës së 14-të e Serie A mes Romës dhe Interit, shkruan Syri.net.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Interit, me golin e shënuar nga Keita në minutën e 37-të.
Në fraksionin e dytë të lojës ndryshon rezultati. Under Cengiz me një gjuajtje të fortë nga distanca barazon shifrat, 1-1.
Por kapiteni Mauro Icardi me një gjuajtje me kokë nga goditja e këndit rikthen zikaltrit sërish në epërsi.