FOTO/ Roma-Inter, formacionet zyrtare. Ja si do rreshtohen dy ekipet në ‘Olimpico’

Në “Olimpico” do të luhet mbrëmjen e sotme supersfida e javës së 14-të e Serie A mes Romës dhe Interit, shkruan Syri.net.

Të dy ekipet do të synojnë fitoren, me Romën e cila kërkon të ngrihet nga vendi i 9-të ku ndodhet në renditje, ndërsa Interi synon të parakalojë Napolin dhe të ndjekë Juventusin.

Sfida në kryeqytetin italian do të luhet në orën 20:30 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Bie në sy që të dy trajnerët preferojnë skemën 4-2-3-1.