VIDEO/ Frenohet Atletico Madridit, humb shansin për të marrë kreun

Është luajtur sot ndeshja midis Gironës dhe Atleticos së Madridit, e vlefshme për javën 14-të në kampionatin spanjoll.

Të besuarit e trajnerit Diego Simeone janë ndalur në barazim 1-1 në transfertë, duke lënë kështu dy pikë të rëndësishme që do i jepnin përkohësisht kreun e klasifikimit.

Kështu “Los Colchoneros” renditen në vendin e tretë me po aq pikë sa Barcelona, e cila po luan ndeshjen me Villareallin.