Hoeness zbulon strategjinë e merkatos së Bayernit, ikin Riberi dhe Robben

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Ulie Hoeness, ishte në një takim me një klub fansash të skuadrës bavareze, ku ndër të tjera foli edhe për merkaton dhe strategjitë e klubit.

Ai pranoi se Franck Ribery, tashmë 35-vjeçar dhe Arien Robben, tashmë 34-vjeçar, me shumë gjasa po luajnë sezonin e fundit me skuadrën bavareze.

Hoeness theksoi se skuadra do t’i nënshtrohet një procesi rinovimi, ndërsa pranoi se arkat e klubit janë plot dhe u lejojnë drejtuesve të bëjnë një fushatë agresive në merkato.

Me shumë gjasa, Ribery dhe Robben po luajnë sezonin e fundit me Bayernin, pasi kemi menduar t’i nënshtrohemi një procesi të rinovimit të skuadrës. Verën e ardhshme do të bëjmë një merkato shumë agresive, pasi arkat i kemi plot dhe i kemi mundësitë të afrojmë lojtarë cilësorë dhe me te ardhme”, tha Hoeness.