Zgjedhjet në PD/ Ja kush janë kryetarët e rinj në Elbasan dhe Kukës

Kanë përfunduar zgjedhjet në degët e PD në Kukës dhe Elbasan për kryetarë e degëve. Në Elbasan është shpallur fitues Eugen Isai me 378 vota, i cili garonte përballë  Zamir Muzhaqi, i cili fitoi vetëm 80 vota.

Ndërkohë që në Kukës u rikonfirmua si kryetar Arif Rexhmati. Ai mori 118 vota, duke mposhtur kështu  sekretarin organizativ të degës Fasli Germizin, i cili mori 16 vota.

Në votimet për kreun e PD-së Kukës  morën pjesë 135 delegatë, ndërsa 1 fletë votimi u shpall e pavleshme.