FOTO/ Aksident në Rinas, përplasen dy makina! Detajet

Dy makina janë përplasur me njëra tjetër pranë urës së Gjoles në Rinas para pak minutash. Në redaksinë e Syri.net, kanë mbërritur dhe fotot që tregojnë gjendjen e mjeteve pas aksidentit, ku siç shihet përplasja mes tyre ka qenë e fortë.

Në vendngjarje kanë mbërrutur edhe forcat e policisë të cilat po hetojnë shkaqet e aksidentit. Ndërkohë burimet për Syri.net theksojnë se nuk ka patur dëme në njerëz në aksidentin mes dy mjeteve.