Ja pse u dorëhoq gjyqtari i Apelit

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Metush Saraçi, ka dhënë dorëheqjen sot nga drejtësia. Burime për Syri.net bëjnë me dije se arsyet e dorëheqjes së Saraçit nga yë gjitha funksionet që ka mbajtur deri më tani janë shëndetësore, si dhe ai është në prag të moshës së daljes në pension.

Saraçi deri në vitin 2011 ka mbajtur detyrën e kreut të Gjykatës Apelit në Tiranë. Pas këtij viti ai ka qenë gjyqtar në këtë institucion.

Edhe ai si të gjithë gjyqtarët i janë nënshtruar vettingut.