Mediu: Sot kemi Republikë bananesh, shpellari është Rama dhe jo qytetarët

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi gjatë Asamblesë së PR-së, se situate aktuale në Shqipëri është alarmante. Sipas tij kimi i organizuar ka kapur shtetin, dhe po detyron të rinjtë të braktisin vendin.

Më tej, Mediu foli dhe për protestat e qytetarëve të Unazës së Re, të cilën ai e konsideroi të drejtë. Mediu i bëri thirrje Ramës dhe qeverisë që t’i kompensojë qytetarët me vlerën e tregut dhe ti trajtojë sipas ligjit e jo ti quajë shpellarë

‘Sot nuk jemi më Republikë Kushtetuese por Republikë Bananesh. Rama ju premtoi legalizimin e çdo objekti të ndërtuar në zonat informale, nuk ka gjë më të ulët për një kryeministër ti quajë qytetarët e vet shpellarë. Një qeveri që përbuz qytetarët e vet duhet përbuzur. Kjo qeveri ka 25 vjet që i takson këto ndërtesa. Qeveria duhet të shpronësojë banorët me vlerën e tregut. Ekonomia po shkon drejt kolapsit duke krijuar një ekonomi të re. kanabizimi i Shqipërisë kriminalizoi një pjesë të rinisë shqiptare. Shqipëria sot është vend i prodhimit dhe trafikimit të dograve të forta. Kjo është qeveria më antishqiptare dhe më antievropiane në periudhën e tranzicionin. Deklarata e Ramës se nëse BE nuk pranon Shqipërinë dhe Ballkanin atëherë do të radikalizohet islamizmi, Rama duhet të dijë se ne jemi populli më mysliman në Ballkan’, deklaroi Mediu.