FOTO/ Publikohen pamjet e para, ja skena gjigande e ‘Këngës Magjike’

Disa ditë më parë faqja zyrtare në Instgram e ‘Këngës Magjike’ bëri të ditur datat se kur do të mbahet edicioni i 20-të i saj.

Kurse ditën e djeshme dolën pamjet e para të skenës magjike.

Ashtu siç kishte lajmëruar dhe moderatori Ardit Gjebrea në profilin e tij në Instagram se skena e këtij viti do të jetë jashtë çdo imagjinate dhe së fundmi ‘Blitz’ ka publikuar pamjet e para të skenës.

Skena është moderne dhe super gjigande, me hapësirë të bollshme për njërëzit, publikun dhe këngëtarët që do të konkurojnë, siç mund të shihet dhe në foto.