Këngëtarja që nuk do bashkëpunonte kurrë Dren Abazi është...

Këngëtari i njohur Dren Abazi ishte këtë të shtunë në emisionin e moderatores Luana Vjollcës në ‘Shiko kush luan’.

Në sfidën ‘Ndaje ose haje’ ku konkurentët të vënë përballë njeri tjetrit duhet ti përgjigjen pyetjeve ose të hanë ushqimet e tmerrshme në tavolinë i përgatitur nga stafi i ‘Shiko kush luan’,Dren Abazi u vu përballë një pyetje të vështirë të cilën e kaloi me sportivitet.

Ai duhet të thoshte emrin e këngëtares komerciale, me të cilën pavarësishtë klikimeve dhe ndjekësve të shumtë që ka nuk do të bashkëpunonte.

Artisti u përgjigj duke refuzuar ushqimin e tmerrshëm dhe tha emrin e Encës.