Sekuestrohen 700 kg kokainë në Itali

Një tjetër sasi rekord kokaine prej 700 kilogramesh është sekuestruar në Itali, drogë që vinte nga Brazili.

Sekuestrimi është bërë Viçenca dhe është denoncuar nga pronari i një fabrike lëkure. Gabimisht ngarkesa me lëkurë kishte mbërritur tek biznesi i tij.

Kokaina ishte e shkrirë në lëkurë dhe ishte futur poshtë kontenierit.

Nëse do të futej në treg do të arrinte 90 milionë euro.

Kontenieri kishte hyrë në Itali nga porti i Livornos duke udhëtuar nga Brazili përmes Portugalisë.

Dyshohet se gjatë transitit ka ndodhur një ‘gabim’ në shpërndarjen e kontenierëve.

Autoritetet italiane po zhvillojnë hetime, por janë treguar të rezervuara në dhënien e informacionit.