Zbulohen pamjet, ja takimi i parë historik i një Presidenti amerikan me një President shqiptar

Goerge H. W. Bush, që u nda sot nga jeta, është i pari President amerikan që ka takuar një president shqiptar. Takimi i tij me ish-Presidentin shqiptar Sali Berisha, ka ndodhur në qershor të vitit 1992, në Shtëpinë e Bardhë.

Ka qenë ish-presidenti shqiptar, që ka kujtuar këtë moment, duke shpërndarë edhe pamjet e atij takimi.

“Takim me mikun e madh të kombit shqiptar në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit 1992!”, kujton Sali Berisha, ndërsa komenton këto pamje.