Deputeti i LSI: Rama ka urdhëruar arrestimin e protestuesve

Pas arrestimeve të bëra mbrëmjen e sotme nga policia në Unazën e re, ka ardhur dhe reagimi i deputetit të LSI-së, Endrit Brahimllari.

Në një prononcim për gazetarët e pranishëm në protestë, Brahimllari ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se ka ‘urdhëruar’ arrestime të paligjshme.

“Edi Rama po ushtron presione nga më të ndryshmet për të shtypur protestën e banorëve të Unazës së Re, por banorët janë të vendosur për t’i shkuar dert në fund. Janë të vendosur për ta çuar deri në fund sepse i cënohet prona e tyre, të cilën e kanë ndërtuar me gjak në këto 28 vite. Të jeni të bindur që ashtu sikundër ndryshoi vendimin për arrestimin për  z. Ylli, ashtu edhe të gjithë arrestimet e tjera janë të paligjshme. Sepse nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për të drejtën e tij. Nuk mund të arrestosh një protestues i cili proteston për pronën që ruhet dhe mbrohet me Kushtetutën e vendit.”-tha Braimllari.