VIDEO/ Juventusi nuk njeh kundërshtar, ‘viktima’ e radhës është Fiorentina

Juventus ka  marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Serie A.

“Zonja e Vjetër” mposhti 3-0 skuadrën e Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Serinë e golave ne këtë takim e hapi Rodrigo Bentancur, në minutën e 31’ të takimit, por me këtë gol u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, juventusi shënoi dy herë me anë të Chiellinit dhe Cristiano Ronaldos.

Giorgio Chiellini realizoi për 2-0, ndërsa në minutën e 79’ ishte Ronaldo ai i cili vendosi emrin në listën e golashënuesve duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Juventus me këtë fitore grumbullon 40 pikë, 11 pikë më shumë se Napoli që ndodhet në vendin e dytë.