Zeneli në Syri.net: Çështjen time do ta çoj në Strasburg, shteti të më rikthejë në punë

Aktori i njohur, Alfred Zeneli, i ftuar në studion e Syri.net, tregoi kalvarin e gjatë të vuajtjeve të tij që prej vitit 2016-të, kohë kur e larguan nga puna në Teatrin Kombëtar.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili se si i janë përgjigjur institucionet kërkesës së tij për tu rikthyer në punë, Zeneli tha se deri tani ka marrë përgjigje negative.

Ndërkohë ai theksoi se çështjen e tij do ta dërgojë deri në gjykatën e Strasburgut.

‘Unë do të dal sërish në protestë tek kryeministra, dhe do ta bëj më gjatë. Kushtet e mia me shëndetin nuk më lënë të rri shumë gjatë ulur. Jam i pari në llojin tonë me aftësi të kufizuar që kam thyer tabutë. Jam futur me vonesë në fillore për shkak të aftësive të kufizuara. Jam kategori e të përndjekurve politikë, nuk është se kam shkëlqyer në të gjitha lëndët. U bërë pjesë e Teatrit të Kukullave falë dy aktorëve të njohur. Erdha sërish në Tiranë në 95-n. Kam fituar shkollën e lartë në 98-n. Kam konkurruar edhe në Institutin e Lartë të Arteve. Jam diplomuar në 2005-n, dhe kam filluar punë në Teatrin e Kukullave, si pagë e kam marrë në qershor të atij viti. Kam qenë shumë energjik, e kam tunduar atë skenë, falë skenaristëve dhe regjisorëve që më besonin rolet kryesore. Vetëm një herë kam qenë në rolin e figurantit. Në institucionet si në Teatrin Kombëtar dhe në atë të të kukullave situata është shumë e vështirë. Në Teatrin e Kukllave situata është shumë e rëndë, është ftohtë. Ne vishemi me maska të trasha në stinën e verës dhe zhvishemi në dimër. Unë kam kërkuar ngrohjen, dhe mu përkeqësua shëndeti për shkak të kushteve. Unë kërkova të më bëjnë përshtatjeve roleve të mia. Dy aktorë i kishin hequr para meje dhe menduan të heqin edhe Fredin që të fusnin dikë tjetër që ti merrnin lekët, sepse aty ka edhe të dypunësuar. Ma ka thënë shprehimisht Elvira Diamanti, Fredi mos u tërhiq se ajo organikë është hapur për ty, për një person me aftësi të kufizuara’, deklaroi Zeneli.