Zgjedhjet në PD, ja kush janë drejtuesit e rinj në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Prej disa ditësh po zhvillohen votimet për krerët e degëve të Partisë Demokratike. Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar votime në Vlorë, Lezhë dhe Shkoder.

Xhevdet Amuli është zgjedhur kryetar i PD-së në  Shkodër duke mposhtur në gare Ramiz Çobajn kryetarin aktual të kësaj dege. 243 vota ka marrë fituesi ndërkohe që Ramiz Çobaj ka marrë 241 vota. 8 kanë vota dalë të pavlefshme.

Ndërkohë në Lezhë për 4 vitet e ardhshme është zgjedhur kryetar i PD-së Zef Gjoka. Nga 339 votues morën pjesë 306 votues, ku Zef Gjoka mori 213 vota ndërsa Paulin Marku 88 vota.

Në Vlorë është zgjedhur kryetar i PD-së Genc Deromemaj. Deromemaj fitoi me 12 vota më shumë se Gjergji Nika.

352 votues kanë qenë pjese e votimit të sotëm në Vlorë. Nga 352 vetëm  katër kanë dalë të pavlefshme. Deromemaj ka marre 12 vota më shumë se sa kandidati Gjergj Nika.