Vasili: Veliaj, një cunam gënjeshtrash, shiheni vetë këtë video

"Tirana ka parë këto tre vjet një cunam të paparë gënjeshtrash. Veliaj nuk ka rivalë si gënjeshtari më i madh që ka qeverisur Tiranën dhe kjo është merita më e vetme e tij', shprehet Petrit Vasili, kreu i Grupit të LSI, në rrjetet sociale, teksa publikon një video.  

"I vërtetë ai është kur jep leje për kulla pa fund në zemër të Tiranës, - vazhdon Vasili, -  dhe pastaj prapë kthehet te gënjeshtari dhe e mohon. I vërtetë ai është vetëm kur shan e shfryn dhe i quan qytetarët shpellarë,por pastaj prapë kthehet të gënjeshtari dhe e mohon që i ka quajtur ashtu. I vërtetë ai është edhe kur thotë se policja Ina nuk do të martohet dot, se iu prenë gishtat, pastaj prapë kthehet te gënjeshtari dhe e mohon: “Ma lexuan gabim” thotë.

Tirana ka vetëm dy mundësi: ose të vazhdojë të shqepet me gënjeshtra, të plaçkitet dhe të zhbëhet si qytet e qytetari ose t’i kthehet së vërtetës dhe të mbijetojë e të ruajë ato vlera që mundi i shumë brezave ndërtoi. Megjithatë, se sa gënjen ky shiheni, në këtë video që flet vetë."