Refuzoi Shqipërinë për Kosovën, FIFA merr vendimin për Loret Sadikun

Loret Sadiku refuzoi Shqipërinë vetëm pak ditë pasi trajneri i kombëtares kuqezi Christian Panucci shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Skocisë dhe Uellsit, ku ai ishte pjesë e saj.

Ai i ka ndërruar shpesh ekipet kombëtare ku është grumbulluar me Suedinë, Shqipërinë dhe Kosovën. FIFA  nuk e lejonte që ai të luante me ‘Dardanët’, për shkak të lëvizjeve të shpeshte.

Por, më në fund ka ardhur edhe përgjigja pozitive ku nga ndeshja e ardhshme ai do të ketë mundësinë për të luajtur, me Kosovën.

Sadiku është mbrojtës dhe luan tek Kasimpasa në Turqi, ku këtë sezon është në vend të dytë.

/A.P/Syri.net/