Vdekja e George H.W. Bush, Basha: Përjetë mirënjohës për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri

Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka përcjellë pas vdekjes së ish Presidentit Amerikan Bush një mesazh ngushëllimi për familjen e tij.

“Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan”, shkruan Basha. “Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë”.

Ja postimi i plotë i Bashës:

Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George H.W. Bush. Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë.

Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!