George HW Bush/ Detajet e vogla të një njeriu të madh

Në raste festash apo pushimesh rrinte në Washington vetëm që tu jepte mundesinë truprojave të kalonin pushimet pranë familjeve të tyre dhe jo nepër ture me Presidentin.

Kur ishte i paralizuar dhe në moshë të thyer qethi floket zero për të ndergjegjësuar botën për rastin e nje femije 2 vjeç qe vuante nga tumori.

Kur partia e tij e vuri ne presion për të shkurtuar ndihmen për të varfrit për të ulur borxhin u përgjigj:

Sa të jem unë president Amerika nuk do të bëje kurrë konsolidim fiskal mbi kurrizin e të varfërve.
 
George Bush senior ishte njeriu që themeloi rrymën e konservatorizmit të dhimbsur, mbi të cilën ecen me pas djali i tij, David Cameron e shumë të tjerë.
 
Ishte njeriu qe nxorri gjysmën e botës nga terri 50 vjeçar i komunizmit.
 
Eshtë një nga udhëheqesit me të mëdhenj të shekullit 20, por që fatkeqesisht bota i njohu shumë më pak kredite se sa meritonte.