Mocrosoft kalon Apple, bëhet kompania më e vlefshme
Microsoft ka mposhtur Apple për t'u renditur si kompania më e vlefshme e listuara në botë, duke rimarrë vendin e parë pas më shumë se 15 vjetësh.
Gjigandi i softuerit përfundoi të premten me një vlerë tregu prej më shumë se 851 miliardë dollarë krahasuar me 847 miliardë dollarë të Apple.
Të premten, aksionet e Microsoft fituan më shumë se 0.6% për të mbyllur në 100.89 dollarë, ndërsa aksionet e Apple përfunduan me 178.60 dollarë, poshtë rreth 0.5%, përcjell syri.net.
Aksionet e Apple kanë rënë pothuajse 25% që nga tetori kjo si pasojë e ngadalësimit të kërkesës për telefonin Iphone dhe aktivizimin e tarifave shtesë të SHBA për mallrat e bëra nga Kina.
Shitja ka shuar më shumë se 200 miliardë dollarë nga vlera e tregut për firmën.