Umtiti largohet nga Barcelona, udhëton drejt Katarit

Pasi ka refuzuar idenë e Barcelonës për tu operuar Samuel Umtiti ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Ai do udhëtojë drejt Doha-s të Katarit ku do ndjekë një plan terepish nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit për rikuperimin e plotë të tij.

Mbrojtesi frances pësoi një dëmtim në gju dhe pati probleme me drejtuesit e Barcelonës pasi ata kërkuan që ai të operohej.

Operimi do e linte Umtiti-n  minimumi 5 muaj jashte fushave. Plani që do ndjekë Umtiti pritet ta sjellë atë më shpejt në gjendje për të luajtur.