E rrallë, një 15 vjeçar në Vlorë akuzohet për përdhunim, ja sa vjet burg rrezikon

Një ngjarje e rrallë raportohet nga Policia vendore e Vlorës.

Sipas burimeve zyrtare të saj, mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin e mitur A. S., vjeç 15 banues në Vlorë, për veprën penale të parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 29. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin e mitur A. S., vjeç 15 banues në Vlorë, për veprën penale të parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Neni 100

Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24. 01. 2001; ndryshuar fjalët në paragrafin e dytë dhe të tretë me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen ose vetëvrasjen e fëmijës së mitur dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.