VIDEO/ Plas sherri mes tifozëve të Partizanit dhe të Tiranës pas derbit

Edhe derbi i sotëm mes Partizanit dhe Tiranës nuk kaloi pa incidente.

Pasi u mbyll sfida me fitoren 2-1 të Partizanit, tifozët e të dyja ekipeve janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin kur kanë dalë nga stadiumi.

Gjithçka ndodhi në kryqëzimin e 21 Dhjetorit.

Mes palëve ka pasur flakadanë të hedhur, çka ka shkaktuar edhe panik te kalimtarët përreth.

Policia, sipas pamjeve nga JOQ, ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërkohë që ka edhe të arrestuar.