BREXIT ‘tremb’ një fshat në Francë
Fshati në Francën jugore, Alet-les-Bains ka filluar të shqetësohet për komunitetin e tij britanik. Edhe pse është shumë larg Britanisë së Madhe, Brexit duket se është një problem i madh për 440 banorët e atij fshati, shumica komunitet britanik.
"Miqtë tanë anglezë kanë bërë shumë për fshatin", tha një banore, e cila the se "falë tyre shtëpitë e rrënuara janë bërë të bukura".
"Frika jonë kryesore është se ata duhet të largohen për ndonjë arsye apo tjetër", u shpreh banorja.
Ndjenjat e ngrohte ndaj bashkësisë britanike 60-vjeçare në këtë fshat janë të habitshme.
Fshati ndodhet në Aude, zona e dytë më e varfër në Francën kontinentale, ku nuk ka industri.